Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 11:44

Ohër – Më 11 dhe 12 korrik, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov do të jetë nikoqir i takimit të tretë rajonal që do të mbahet në Ohër, ndërsa në të do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Nga kabineti i presidentit maqedonas thanë se në takim do të bisedohet për integrimet në BE dhe NATO, forcimin e procesit reformues e demokratik, si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet këtyre vendeve.