Lajme Shqip Sunday, 25 March 2012 12:13

OHËR- “Vdekje për shqiptarët” është parrulla që është vënë re në disa institucione të ndryshme në Maqedoni këtë fundjavë.

Parrulla të tilla me përmbajtje naziste dhe atishqiptare janë shkruar në ndërtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, në një gjimnaz në Çarshinë e Ohrit, por edhe te xhamia në rrugën “Marko Nestorovski”.

Policia e Ohërit bën me dije se incidente të tilla janë shënuar shumë ditët e fundit, ndërkohë që bën me dije se ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.