Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 09:21

Prishtinë – Presidentët Gjorge Ivanov, Filip Vujanoviç, Bamir Topi dhe Atifete Jahjaga, do të takohen sot në Ohër, në kuadër takimit të tretë të liderëve rajonal.

Nikoqiri i mini – samitit, Ivanov, ka vlerësuar se vendet pjesëmarrëse ndajnë vlera evropiane dhe vizion identik për ardhmërinë, ndërsa prioritet i lartë për katër vendet është integrimi i përshpejtuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Gjithashtu, sipas Ivanovit, realizimi i këtyre qëllimeve strategjike është i mundur vetëm me bashkëpunim intensiv bilateral, por edhe me bashkëpunim rajonal. Në mini – samitin në Ohër, shefi i shtetit të Maqedonisë, kolegëve të tij do t’u propozojë listë më të gjerë të mundësive për përforcim të bashkëpunimit rajonal dhe do të apelojë në formë të konkluzionit joformal të përcaktohen prioritetet në të cilat do të përqendrohet bashkëpunimi në periudhën deri në takimin e ardhshëm.

Nga ky takim pritet të dalin iniciativa për projekte të reja rajonale, posaçërisht në lidhjen infrastrukturore dhe energjetike.