Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 09:33

Shkup – Në organizim të Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Shën Çirili dhe Metodi”, sot në Ohër do të fillojë shkolla verore ndërkombëtare e dytë “Bën dallime – bëhu lider inovativ i BE-së”.

Shkolla do të vazhdojë deri më 31 korrik, ndërsa në të, ligjëratë teorike dhe praktike para studentëve të 14 shteteve, do të mbajnë profesorë dhe hulumtues me renome nga sfera e menaxhmentit, lidershipit dhe inovacioneve.

Nga Këshilli organizues i Fakultetit Ekonomik theksojnë se, afrimi i arritjeve më bashkëkohore të konceptin “Lider inovativ i BE-së”, do të kontribuojë për rritje të kapacitetit të menaxherëve të ardhshëm të Maqedonisë në procesin e afrimit të Republikës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian.