Lajme Shqip Tuesday, 04 June 2013 09:33

Beograd – Oficerët ndërlidhës mes Prishtinës dhe Beogradit, mund të këmbehen më 17 qershor. Kështu i ka thënë Dejan Paviçeviq gazetës beogradase “Blic”.

“Po zhvillohet përgatitjet përfundimtare dhe aktualisht po kërkohet vend për vendosje të personelit të Beogardit. Administrata e Beogradit nuk dot ë jetë në Graçanicë por në Prishtinë. As unë dhe as kolegu nga Prishtina nuk kemi status diplomatik e as imunitet. Do të punojmë nëpër zyrat e Bashkimti Evropian”, ka thënë Paviçeviq .

Ai  ka shtuar se personeli nga Beogradi pos tij do të ketë sekretarin për punë administrative dhe vozitësin.