Beograd- Kryetari i Komisionit për persona të zhdukur në Qeverinë e Serbisë, Velko Odalloviq ka deklaruar sot se Komisioni do ty’i kërkojë Prishtinës hapjen e arkivave të UÇK-së në Shkup (?!) meqë të dhënat për ta do të mund të ndihmonin zbardhjen e fatit të disa qindra të të zhdukurve nga territori i Kosovës.
Odalloviq këtë deklaratë e dha ne tribunën e “Shoqatës së familjeve të të kidnapuarve dhe të të vrarëve në Kosovë e Metohi”, transmeton Tanjug, sipas të cilit kohë më parë ka marrë vesh se në Shkup ekziston arkivi i UÇK-së, transmeton koha.
Sipas Beogradit vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur 1750 persona nga Kosova, nga të cilët 529 serbë e joshqiptarë dhe të tjerët shqiptarë.