Shkup – Oda Ekonomike e Maqedonisë sot solemnisht shënon 90 vjetorin e themelimit.
Në solemnitet do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Vladimir Peshevski.
Shënimi i jubileut do të fillojë me fjalimin e kryetarit të Odës, Branko Azeski, dhe do të përfundojë me ndarjen e çmimeve.
Në mesin e bashkëfolësve është paralajmëruar edhe Alesandro Barberis, kryetar i Asociacionit të odave evropiane (EUROÇEMBERS).
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe partnerë vendor dhe të huaj të Odës, përfaqësues të organeve të shtetit, institucione, trupi diplomatik…
Oda ekonomike e Maqedonisë është biznes asociacion kryesor, anëtare e shumë organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare dhe themeluese e odave të përziera dhe këshillave afariste.