Lajme Shqip Wednesday, 16 March 2011 14:19

Pekin – Nuk ka dëshmi për përhapje të konsiderueshme të rrezatimit radioaktiv nga centrali i dëmtuar bërthamor “Fukushima”, kumtoi sot Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) dhe u bëri thirrje njerëzve të mbeten të qetë.

“Organizata botërore e shëndetësisë dëshiron t’i bind qeveritë dhe opinionin se për momentin nuk ekzistojnë dëshmi për çfarëdo përhapje e konsiderueshme e radiacionit nga territori i centraleve bërthamore”, deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së në Kinë, Majkëll O’Liri.

OBSH bashkë me Qeverinë japoneze dhe Agjencinë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) punojnë në vlerësimin e situatës në Japoni dhe nuk vlerësojnë se ekziston rrezik i rëndësishëm për shëndetin e njerëzve jashtë zonës prej 30 kilometrave rreth objekteve bërthamore, theksoi O’Liri.

O’Liri u bëri thirrje qeverive dhe opinionit të ndërmarrin masa me qëllim që të pengohet përhapja e thashethemeve, duke theksuar se më shumë informacione do të publikohen nëse zmadhohet rreziku.

Personat zyrtarë rusë kumtuan se niveli i rrezatimit radioaktiv të Lindjes së Largët ruse dje është rritur pak, por megjithatë ndodhet në kuadër të kufinjve normal.

Meteorologët parashohin se erërat do t’i bartin materiet radioaktive përmes Pacifikut.