Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 13:17

Pekin – në prefekturën Fukushima.

“Kjo është shumë më serioze se sa që mendohej gjatë ditëve të para kur mendonim se ky lloj problemi mund të kufizohet në 20 deri 30 kilometra nga bërthamorja”, deklaroi Piter Kordingli, zëdhënës i zyrës kombëtare të OBSH-së për Pacifikun Perëndimor.

Rastet e qumështit të kontaminuar, pemë si dhe ujë dhe pluhur veçmë po shkaktojnë shqetësim në rajon edhe krahas bindjeve të autoriteteve japoneze se niveli i radioaktivitetit nuk është i rrezikshëm. Qeveria japoneze ndaloi shitjen e qumështit nga prefektura si dhe spinaqit nga ndonjë rajon afër kësaj prefekture.

Kordingli thotë se OBSH-ja nuk disponon me dëshmi se ushqimi i kontaminuar ka mbërritur në shtete tjera.

“Mund të supozohet se diçka nga ky ushqim ka dalë nga ky rajon”, shtoi Kordingli. Zëdhënësi theksoi se tani nuk është e mundur të kuptohet se nëse materiali radioaktiv i konfirmuar në disa lloje të ushqimit japonez në përgjithësi nëse vjen nga bërthamorja Daiçi.