Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 23:51

Gjenevë – Aksidentet rrugore në botë, çdo vit janë shkaku për vdekjen e 1, 3 milionë njerëz, publikoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me rastin e fillimit të Dekadës për veprime të KB-së për siguri të lëvizjes rrugore.

Në aksidente trafiku në botë çdo vit lëndohen midis 20 dhe 50 milionë persona, theksoi OBSH-ja.

Sipas ekspertëve të OBSH-së, domosdoshmëria nga veprimet e paanuluara globale për garancë të sigurisë nëpër rrugë, konfirmohet nga statistika e errët – plagët e marra gjatë aksidenteve rrugore janë midis tre viteve të para për vdekjen e njerëzve të moshës prej pesë deri 44 vjet. Për grup moshën prej 15 deri 29 vjet, aksidentet rrugore janë arsyeja e parë dhe kryesore për vdekje të parakohshme.

Në këtë rast dëmet ekonomike nga aksidentet automobilistike vlerësohen në rreth 500 miliardë dollarë në vjet.

Pa marrjen e masave të domosdoshme, paralajmëron OBSH-ja, deri në vitin 2020 numri i viktimave në aksidentet rrugore mund të arrijë 1,9 milionë njerëz në vit, ndërsa deri në vitin 2030 – 2,3 milionë.