Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 08:45

Washington – Presidenti Barak Obama dje e siguroi kryeministrin italian Mario Monti se SHBA-ja do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të ndihmuar në stabilizimin e gjendjes në eurozonë.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me mysafirin italian, Obama para gazetarëve theksoi se është e rëndësishme që Evropa të disponojë nga mbrojta e qëndrueshme financiare për t’u përballur me problemet debitore në eurozonë.

Presidenti amerikan lavdëroi mysafirin e tij për përpjekjet për vendosjen e stabilitetit fiskal në Itali dhe për përforcimin e besimit drejt vendit të tregjeve evropiane.

Sipas analistëve Mario Monti me vizitën në SHBA dëshiron t’i shpall prioritetet e veta ekonomike dhe në këtë mënyrë të tërheq investitorë, me qëllim që të ulet debia italiane prej 2,5 bilionë dollarëve.