Lajme Shqip Tuesday, 24 April 2012 07:50

Uashington  – Presidenti amerikan Barak Obama sot shpalli sanksione të reja të ashpra kundër Iranit dhe Sirisë.

Duke folur në Muzeun e Holokaustit në Uashington, Obama tha se bota nuk duhet të lejojë përsëri që urrejtja të zë rrënjë dhe të mbjellë “çmendurinë” e mizorive masive. Obama tha para të mbijetuarve të Holokaustit dhe familjeve të tyre se “sovraniteti kombëtar kurrë nuk është një licencë për të vrarë” njerëzit.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja për individët dhe subjektet në Iran dhe Siri, që përdorin teknologjinë që ka në shënjestër qytetarët dhe dëmtimin e të drejtave të tyre.

Obama njoftoi gjithashtu për dhënien e Medaljes Presidenciale të Lirisë, pas vdekjes, për ish zyrtarin polak Jan Karski, i cili ishte ndër njerëzit e parë që siguroi të dhënat e Holokaustit në botë gjatë Luftës së Dytë Botërore. (LajmeShqip.com)