Lajme Shqip Saturday, 26 March 2011 12:55

Uashington – Presidenti amerikan Barak Obama u konfirmoi kongresmenëve se forcat ushtarake amerikane në Libi nuk synojnë rrëzimin e Moamer Gadafit nga pushteti, por dëshirojnë t’i mbrojnë civilët.

Shtëpia e Bardhë njëkohësisht paralajmëroi se Obama, në lidhje me misionin në Libi, do t’i drejtohet popullit të hënën.

Presidenti i SHBA-së dje, pas vërejtjes se për operacionin në Libi nuk e ka konsultuar në mënyrë përkatëse Kongresin, mbajti bisedë konferenciale prej një ore nga Shtëpia e Bardhë me liderët e Partisë Demokratike dhe Republikane.

Ai kongresmenëve u ka folur rreth planeve për bartjen e komandës ushtarake forcave të NATO-s dhe zhvillimin i cili deri më tani është arritur në operacion, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Kryetari i Dhomës Përfaqësuese, republikani Xhojn Bejner, gjatë bisedimeve theksoi se administrata e Obamës duhet të sigurojë transparencë kur bëhet fjalë për caqet ushtarake amerikane në Libi, rolin e SHBA-së në aksion dhe të përgjigjet se në cilën mënyrë zbatohet ai në pajtim me qëllimet e politikës amerikane.

Një numër i madh i funksionarëve të Partisë Demokratike të Obamës janë kundër përfshirjes së SHBA-së në luftën e tretë në botën myslimane, pas angazhimit të vendit në Afganistan dhe Irak.