Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 10:10

Uashington-Presidenti i SHBA-së, Barak Obama dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen e shqyrtuan situatën në Libi dhe në Afganistan dhe përgatitjen e samitit të Aleancës në maj të viti 2012 në Çikago, kumtoi pres shërbimi i Shtëpisë së Bardhë, transmetuan agjencitë botërore.

Takimi u mbajt në Kabinetin oval të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti e falënderoi sekretarin e përgjithshëm për udhëheqësinë e tij të fuqishme dhe efikase gjatë kohës së operacionit shtatëmujore të NATO-s në Libi. Të dy ishin unanim në qëndrimin se veprimet e shpejta dhe vendimmarrëse të NATO-s e shpëtuan jetën e mijëra qytetarëve libianë, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Obama dhe Rasmusen, gjithashtu, i shqyrtuan edhe qëllimet e takimit të ardhshëm të kreut të NATO-s, i cili do të mbahet në Çikago më 20 dhe 21 maj të vitit 2012, duke i përfshirë edhe masat për garantimin se Aleanca disponon me kapacitet mbrojtës, të domosdoshëm për ballafaqim me kanosjet e shekullit 21.

Obama dhe Rasmusen i kushtuan vëmendje edhe situatës në Afganistan dhe e konstatuan zhvillimin e rëndësishëm, të arritur nga forcat e koalicionit ndërkombëtar.

Ata e kanë shqyrtuar edhe çështjen si takimi i kreut në Çikago mund ta shënojë fazën e radhës në për dorëzimin e kontrollit mbi sigurinë në Afganistan forcave lokale.