Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 08:41

Uashington – Presidenti amerikan Barak Obama për herë të parë bisedoi me presidentin e zgjedhur legjitim të Bregut të Fildishtë, Alasan Uatara dhe e përshëndeti marrjen e tij të detyrës sii shef i zgjedhur demokratik i shtetit.

Obama në bisedën telefonike me Uataran ia dha mbështetjen e tij në udhëheqjen me vendin, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan e përshëndeti Uataran për shkak të arrestimit të ish presidentit Loran Gbagbo, i cili refuzonte të tërhiqej nga funksioni pas zgjedhjeve të 28 nëntorit.

Obama dhe Uatara kanë biseduar për nevojat e ripërtrirjes së tregtisë dhe ndihmës për ringjalljen e sektorit privat në Bregun e Fildishtë.

Obama theksoi se është e nevojshme të garantohet se sinjalet e dhunës dhe shkelja e të drejtave të njeriut në përleshjet pas zgjedhore do të merren në hetime, pa dallim se kush janë autorët e tyre.

Dy presidentët u përkushtuan ta mbështesin komisionin anketues të Kombeve të Bashkuara dhe Gjykatën ndërkombëtare penale gjatë hetimit të ngjarjeve në Bregun e Fildishtë. ms/ab/8:10