Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 09:26

​Sipas ‘NBC News’, hakerët kinez thuhet se kanë pasur qasje në e-mail adresat personale të zyrtarëve më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Grabitja e parë e e-mail adresave, e njohuri si ‘Dancing Panda’ dhe më vonë e ndryshuar në ‘Legion Amethyst’, ishte zbuluar së pari në prill të vitit 2005, por ka mundësi që të ketë filluar edhe më herët, shkruan arbresh.info. ‘NBC’ ka marrë një dokument sekret nga konferenca e NSA-së e vitit 2014, ku ajo ka thënë që hakimi në e-mail adresa ka ndodhur gjatë kohës së eventit.

Megjithatë, gjiganti kërkimor Google zbuloi disa llogari nga zyrtarët qeveritar ku duket të jenë sulmuar nga hakerët kinez gjatë vitit 2011, por në dokumentet që ‘NBC’ ka siguruar tregohet që edhe ofruesit ishin të prekur nga sulmi.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka zbuluar më shumë detaje duke deklaruar që të gjitha zyrtarët e lartë të sigurisë dhe tregtisë kombëtare ishin në shënjestër derisa sulmi ishte duke u zhvilluar. Hakerët gjithashtu kanë vjedhur e-mail adresat që iu mundësojnë atyre të dërgojnë tek shokët apo kolegët programe me qëllime keqdashëse.

Këto ishin llogari personale, pasi sipas zyrtarëve të lartë të inteligjencës, llogaritë qeveritare nuk janë të prekura gjatë sulmit. Llogarit personale mund të mbajnë ende informata sensitve, për të cilat Hillary Clinton mund të jetë e informuar.