Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 00:13

Barack Obama, në vizitën e tij në Australi, do të sigurohet ndaj ndonjë sulmi të mundëshëm krokodilësh.

Kjo është përzgjedhja publicitare e përzgjedhur nga një kompani lokale siguracionesh që vendosi ti ofrojë një siguracion falas presidentit amerikan Barack Obama me vlerë 37 mijë euro.

“Është një prodhim unik për një ambient unik” ka komentuar Richard Harding, drejtor i përgjithshëm i kompanisë TIO “dhe për këtë jemi shumë të emocionnuar që një policë të tillë sigurimi ia japim presidentit amerikan si kujtim gjatë qëndrimit në tokën tonë”.

Një kopie e dokumentit të siguracionit sëbashku me një imazh të kafshës së egër në aksion do t’i dorëzohet si një kornizë edhe vete presidentit amerikan pasi të mbërrijë në Australi.

Pse vlen të sigurohesh në Australi?…

Cdo vit të të paktën 2 persona vdesin për shkak të sulmeve nga krokodilët detare që quhen ndryshe “Salties”. Vetëm në muajt e parë të vitit 2011 në Northern Territory janë kapur të paktën 200 ekzemplarë.