Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 18:26

Uashington – Presidenti amerikan Barak Obama sot kategorikisht e përjashtoi mundësinë që ushtria e SHBA-së të kryejë invazion tokësor në Libi që ta mposht nga pushteti presidentin Moamer Gadafi.

Obama deklaratën e këtillë e dha pesë ditë pas fillimit të sulmeve ajrore ndaj forcave libiane dhe pasi SHBA ka paralajmëruar se komanda mbi këtë operacion do t’u lihet të tjerëve.

I pyetur nëse përjashton invazion tokësor, presidenti amerikan u përgjigj “absolutisht”.

“Edhe më tej do të jemi në rolin e mbështetjes, edhe më tej do t’i pengojmë  lidhjet, do të japim të dhëna zbuluese dhe të tjera, të cilat vetëm ne i kemi, por kjo është përpjekje ndërkombëtare që të plotësohen qëllimet e rezolutës së Këshillit të Sigurisë të KB-së”, theksoi Obama.