Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 14:00

Uashington – Presidenti amerikan, Barak Obama u angazhua të bëj gjithçka që nevojitet për rifunksionalizimin e brigjeve të Gjirit meksikan. Obama këtë e deklaroi sot kur bëhet një vit nga derdhja e naftës, që ishte pasojë e shpërthimit në platformën e koncernit britanik “BP”.

“Ngjarjet e 20 prillit të vitit 2010 dhe njolla e naftës nënvizon lidhjet kritike mes mjedisit të jetesës dhe stabilitetit ekonomik në këtë gji. Administrata ime angazhohet të bëjë gjithçka që nevojitet për mbrojtjen dhe rifunksionalizimin e brigjeve të Gjirit”, theksoi Obama përmes kumtesës.

Në Gjirin e Meksikës para një viti shpërtheu platforma e naftës “Dipuoter horajzon” e “BP”-së. Në shpërthimin dhe zjarrin, i cili pasoi, humbën jetën 11 persona, ndërsa në det u derdhën disa tonë naftë, me çka u shkaktua katastrofa më e madhe ekologjike në historinë e SHBA-së.