Lajme Shqip Sunday, 24 July 2011 09:48

Uashington – Presidenti Barak Obama, pasi ka dënuar sulmet në Norvegji, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër Norvegjisë, për t’i ofruar mbështetje.

“Dua që personalisht të shpreh ngushëllimet e mia për njerëzit e Norvegjisë. Ky është një përkujtues se i tërë komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për të penguar këtë lloj terrori dhe duhet të punojmë së bashku në shërbimet e zbulimit, në kuptimin e pengimit të këtyre sulmeve të tmerrshme”, ka thënë Obama.

Sulmet janë dënuar edhe nga NATO-ja, BE-ja dhe Britania. Ndërsa,  Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun tha se është shokuar nga sulmet.