Lajme Shqip Thursday, 02 August 2012 12:26

Uashington – Presidenti amerikan, Barak Obama, autorizoi mbështetjen sekrete për rebelët sirianë.

Raporti citon burimet diplomatike të kenë thënë se SHBA po e vinin në dispozicion intelegjencën e tyre për veprime në Siri. Natyra e ndihmës nuk specifikohej por thuhej se CIA dhe agjensi të tjera mund të ndihmonin forcat kundërshtare të presidentit Bashar Al Asad. Pralajmërimii i adminsitratës amerikane për rritjen e mbështetjes ndaj kryengritësve kishte ardhur pas disa dështimeve të Këshillit të Sigurimit në miratimin e një rezolute për krizën në Siri.

Mediat botërore kanë cituar zyrtarë anonimë të qeverisë amerikane ku ndër të tjera thuhet se do të shtojë edhe  10 milionë dollarë në fondin ndihmës për rebelët duke e çuar në 25 milionë dollarë shumën e kontributit të tij për Sirinë.

Në ndërkohë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mblidhet sot për të diskutuar një rezolutë të Arabisë Saudite që shpreh shqetësim të madh lidhur me dhunën në Siri dhe dënon mungesën e veprimit nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Projekt-rezoluta gjithashtu ngre shqetësime rreth kërcënimit të qeverisë siriane për të përdorur armë kimike kundër asaj që Siria i quan ‘pushtues të huaj’. Projekt rezoluta i bën thirrje Presidentit Bashar al-Asad të japë dorëheqjen për hir të një tranzicioni paqësor. Forcat anti qeveritare janë paisur ditëve të fundit me armatim të rëndë përfshirë edhe tanke dhe luftimet në Alep po intensifikohen gjithnjë e më shumë.

OKB u ka bërë thirrje të dyja palëve që të vetëpërmbahen dhe të bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve  të armatosur. LajmeShqip.com)