Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 07:25

Washington – Të paktën dy djemtë e liderit libian Moamer Gadafi propozojnë tranzicion drejt sistemit demokratik, me të cilin parashikohet që babai i tyre të tërhiqet nga pushteti, shkruan gazeta amerikane “New York Times”.

Duke iu referuar një burimi anonim  diplomatik dhe një përfaqësuesi libian, të cilët janë të njohur me planin, gazeta thekson se tranzicioni do të kryesohet nga Seif al Islam Gadafi.