Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 20:30

New York – Në burgjet në mbarë botën ndodhen 179 gazetarë, që është për një të tretën më shumë në krahasim me vitin e kaluar, theksohet në raportin, i cili u publikua sot nga Komiteti ndërkombëtar për mbrojtjen e gazetarëve.

Në raport theksohet se më 1 dhjetor numri i gazetarëve, redaktorëve dhe fotoreporterëve të burgosur është 34 përqind më i madh në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa 20 përqind më i lartë  nga mesi i viteve të 90-t të shekullit të kaluar dhe rekord në 15 vitet e kaluara.

Numri më i madh i gazetarëve të burgosur janë nga Irani, Eritrea, Kina, Mianmari, Vietnami, Siria dhe Turqia.

Komiteti thekson se shkaku për rritjen e numrit të gazetarëve të burgosur në masë të madhe është pasojë e arrestimeve në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore.