Lajme Shqip Wednesday, 09 January 2013 16:54

BRITANI – Burgim të përjetshëm dhe me një detyrim pune prej 17 vitesh është dënimi i marrë nga një nënë në Britaninë e Madhe, e cila çoi djalin e saj drejt vdekjes, pasi ky i fundit nuk mundi të mësonte përmendësh pjesë të librit të shenjtë, Kurani.

Sara Ege, 33 vjeç, është dënuar për vrasje, pasi u zbulua se kishte djegur djalin e saj 7- vjeçar. Sipas hetimeve, rezultoi se gruaja e kishte keqtrajtuar djalin e saj, Yaseen, pasi ai nuk kishte mundur të mësonte përmendësh pjesë nga Kurani në një kohë të shkurtër.

Vendimi u dha nga një Gjykatë në Cardiff, e cila një muaj më parë kishte vërtetuar fajësinë e 33- vjeçares.(LajmwShqip.com)