Lajme Shqip Sunday, 09 June 2013 12:00

Ankara – Protesta në Turqi ka hyrë në ditën e nëntë derisa natën e kaluar, ka pasur përleshje të mëdha ndërmjet policisë dhe protestuesve në Gazi. Ndërkaq pak kilometra më tutje, në sheshin Taksim, janë zhvilluar protesta paqësore.

Edhe fansat e futbollit, megjithëse rivalë nga ekipe të ndryshme, kanë dalur në mbështetje të protestuesve me pankarta në duar “Largohu Tayyip” dhe “Krah për krah kundër fashizmit”.

Në Ankara policia ka përdorur gazin lotësjellës për të shpërndarë protestuesit nga qendra.

Nga partia e kryeministrtit Erdogan kanë thënë se janë duke diskutuar një thirrje për mbështetësit e tyre që do të mbahet në Stamboll ose Ankara javën e ardhshme, mirëpo nuk kanë saktësuar datën se kur do të mbahet ky tubim, raporton Euroneës.

Ndërkohë partia e kryeministrit jka përjashtuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme derisa po zhvillohen protestat anti qeveritare.

“Nuk ka asgjë që do të na shtynte të mbajmë zgjedhje të parakohëshme”, ka thënë Husein Çelik, zyrtar nga partia e Erdoganit. Ai ka shtuar se zgjedhjet do të mbahen sipas planit, në vitin 2015.

“Bota po përballet me krizën ekonomike ndërsa në Turqi gjërat po shkojnë mirë. Zgjedhjet nuk do të mbahen pse njerëzit po marshojnë nëpër rrugë”, ka thënë ai.