Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 07:21

Nju-Jork – Në tetor në Tokë do të jetojnë shtatë miliardë njerëz, ndërsa pritet që deri në vitin 2100 ky numër të jetë dhjetë miliardë, njoftuan KB-ja.

Rritje më të madhe të numrit të banorëve në nëntë dekadat e ardhshme do të regjistrohet në Afrikë, Azi, Oqeani dhe Amerikën Jugore.

Për momentin, dy shtetet më të numërta janë Kina me 1,347 miliardë dhe India me 1,241 miliardë banorë.

Ky është projeksioni i parë i KB-së për numrin e banorëve të Tokës sa i përket fundit të shekullit 21. Projeksioni paraprak parashihte se deri në vitin 2050 në planetin tonë do të jetojnë nëntë miliardë njerëz. ff/mp/7:43