Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 14:14

Nju-Jork – Bankat nuk mund t’i ngrijnë llogaritë e Moamer Gadafit për shkak se nuk dinë se si ta transkriptojnë emrin dhe mbiemrin e tij, paralajmëroi gazeta amerikane “Uol strit xhërnal”.

Në kërkimin pas llogarive bankare të liderëve të regjimeve autoritare në Tunizi, Egjipt, Libi, me qëllim që t’i ngrijnë, bankat hasën me një pengesë jo të vogël: si ta konfirmojnë ortografinë e saktë të mbiemrave të dhënë, duke marrë parasysh numrin e madh të transkriptimeve të emrave arabë.

Kjo vetëm ua shtoi mundin bankave për shkak se diktatorët veçmë edhe ashtu fshiheshin pas ndërmjetësuesve ose of shor kompanive.

Sipas gazetës ekonomike amerikane, lista të cilën e shpalli Ministria e Financave në Uashington përmban “vetëm 12 transkriptime të mundshme të emrit Moamer, ndërsa ekspertët për linguistikë njoftojnë se ka mbi 100 transkriptime edhe për mbiemrin e tij Gadafi”.

“Uol strit xhërnal” përkujton se edhe emri Moamer ka “disa dhjetëra variante vetëm në transkriptimin anglez”.