Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 08:40

Nju-Jork – Gjermania dhe Italia kërkuan mbajtje të seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilën do të debatohej për situatën në Siri.

Një përfaqësues i misionit gjerman në KB shprehu shpresë se seanca do të mbahet që sot. India, sot nga Gjermania e mori kryesimin njëmujor me Këshillin e Sigurimit të KB-së.

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franko Fratini, gjithashtu kërkoi nga Këshilli i Sigurimit që urgjentisht të takohet dhe në mënyrë të ashpër i akuzoi sulmet e armatës siriane ndaj kundërshtarëve të regjimit në qytetin sirian Hama.

“Kërkojmë që Këshilli i Sigurimit së KB-së urgjentisht të takohet, me qëllim që të marrë qëndrim të fortë”, deklaroi Fratini për televizionin TG2, duke theksuar se ka propozuar edhe takim të ambasadorit në Damask të vendeve të BE-së.

Sipas të dhënave të organizatave për mbrojtje të të drejtave të njeriut, midis 80 dhe 140 civilë janë vrarë dje nga ana e armatës gjatë kohës së trazirave në qytetin Hama, ku regjimi i Bashar Asad tenton për t’i qetësuar disa javë me radhë.