Lajme Shqip Saturday, 30 April 2011 06:44

Nju-Jork – Kombet e Bashkuara me rastin e Ditës botërore të lirisë së shtypit, dërguan thirrje deri te të gjithë shtetet që së bashku me Organizatën botërore, të punojnë në garantimin dhe përparimin e lirisë së shprehjes në të gjitha format.

“Me rastin e Ditës botërore të lirisë së shtypit iu bëjmë thirrje të gjitha qeverive që t’i shoqërohen forcave me KB-në për shkak të garantimit dhe përparimit të lirisë së shprehjes, në formë të shtypur, në mediat elektronike dhe përmes Internetit”, theksohet në kumtesën e përbashkët, të cilën e nënshkruan sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-Mun, komisari i lartë për të drejtat e njeriut Navi Pilaj dhe drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Irina Bokova.

Dita botërore e lirisë së shtypit, e cila shënohet më 3 maj, është vendosur me rastin e miratimit të Deklaratës nga Vinduk, në Namibi, para 20 vjetëve, në të cilën një grup gazetarësh afrikanë në një vend i bashkuan parimet e lirisë së shtypit.

“Njëzet vjet më vonë peisazhi i mediave u ndryshua deri në mosnjohje, por qëllimet tona mbeten të njëjta – përparim të lirisë së shprehjes si bazë e dinjitetit njerëzor dhe gur-themel i demokracisë”, shtohet në kumtesë.