Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 07:59

Nju-Jork – Filluan në Nju-Jork negociatat e para të drejtpërdrejta në nivel të lartë mes SHBA-së dhe Koresë Veriore.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion Koresë Veriore “për të marrë hapa konkretë dhe të pakthyeshëm” në heqjen dorë nga arsenali i saj bërthamor.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se dy ditët e para të takimit në Nju Jork ishin “serioze dhe praktike”. Përfaqësuesi i Koresë së Veriut, gjithashtu e quajti atmosferën “konstruktive”.
Bashkësia ndërkombëtare dëshiron kthimin e Pehenjanit në bisedimet e gjashtë shteteve, që përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Korenë e Jugut, Japoninë dhe Rusinë, e që Koreja Veriore i ka braktisur në fund të vitit 2008.