Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 09:16

Nju-Jork – Byroja federale amerikane (FBI) ka nisur hetimet në lidhje me pretendimet se “Njuz Korporejshën” e Rupert Mërdokut është munduar të përgjojë telefonat e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit 2001, në SHBA.

Lëvizja vjen pasi një gazetë britanike raportoi të hënën se gazetarët e “News of the World” i kanë ofruar para zyrtarëve policorë të Nju Jorkut për të siguruar regjistrimet e telefonave të viktimave të sulmeve terroriste.
Mërdok në javën e kaluar mbylli tabloidin më të shitur në Britani “News of the world,” në mes të pretendimeve se gazetarët në mënyrë ilegale iu kishin qasur mesazheve të mijëra njerëzve, që nga fëmijët e vrarë e deri viktimave të luftës në Britani.
Mërdok, së bashku me të birin e tij janë pajtuar që të paraqiten në javën e ardhshme para një komisioni parlamentar të Britanisë, në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave.