Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 17:19

Nju-Delhi – Shtatë persona janë vrarë, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar në një sulm kryengritës ndaj karvanit me automjete në pjesën verilindore të Indisë, kumtoi policia.

Deri tani asnjë organizatë nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin u vranë gjashtë policë dhe një civil, ndërsa janë lënduar edhe gjashtë policë tjerë.

Sulmi është kryer në afërsi të Imfala, kryeqytet i shtetit Manipur.

Në Manipur veprojnë të paktën 17 organizata kryengritëse, të cilat shpesh kryejnë sulme ndaj forcave qeveritare.