Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 11:03

Nju-Delhi – India me sukses e langoi raketën e cila në orbitë hodhi tre satelitë. Përfaqësuesi zyrtar deklaroi se raketa për lansimin e satelitit Polar ka pasur fluturim normal dhe ka dërguar satelitë në orbitë në rreth 820 kilometra mbi Tokë.

Shkencëtarët dhe inxhinierët në Qendrën indiane për lansim në shtetin jugor Andra Pradesh festuan lansimin e suksesshëm dhe spostimin e satelitit sipas planit, lajmërojnë mediat lokale.

Sateliti më i madh duhet të mundësojë fotografimin e pasurive natyrore në Indi derisa dy më të vegjëlit janë paraparë për hulumtimin e yjeve dhe dërgimin e fotografive nga hapësira.