Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 18:40

Tokio – Në tërmetin me intensitet prej shtatë ballë sipas Rihterit, i cili sot e goditi pjesën verilindore të Japonisë, humbi jetën një vajzë e moshës 16-vjeçare, një muaj pasi që po të njwjtin rajon e goditi tërmet katastrofik në të cilin jetën e humbën dhe konsiderohen si të zhdukur më shumë se 25.000 njerëz.

Burime policore njoftuan se në qytetin Ivani, në afërsinë e të cilit ndodhi tërmeti, janë rrënuar tre shtëpi në të cilat, siç konsiderohet, kanë mbetur të bllokuar rreth shtatë persona.

Epiqendra e tërmetit të sotëm ndodhej në tokë, në thellësi prej 10 kilometra, 22 kilometra në jugperëndim të qytetit Ivaki në ishullin Honshu dhe në vetëm 86 kilometra në juglindje të qytetit Fukushima në perfekturën me të njejtin emër, ku ndodhet bërthamorja e dëmtuar.

Pesona zyrtarë theksuan se tërmeti i sotëm nuk i ka rrezikuar operacionet në centra, ku për kohë të shkurtër ka pasur ndërprerje të rrymës, por një ekspertë për siguri bërthamore shpjegoi se dridhjet e reja të fuqishme e ngadalësojnë punën në bërthamore dhe se në qoftë se ndonjëri prej tyre shkakton dallgë të cunamit, ky kompleks do të rrezikohej si edhe më 11 mars.