Lajme Shqip Thursday, 17 September 2015 09:24

Një tërmet i fuqishëm prej 8.3 magnitudë të shkallës së Rihterit, ka goditur bregdetin e Kilit.

Paralajmërimet për cunami janë vendosur përgjatë bregdetit të Perusë dhe Kilit, përshirë edhe Havain, Kaliforninë dhe Zelandën e Re.

Nga ky tërmet kanë mbetur të vdekur 5 persona, një është regjistruar i zhdukur, përderisa miliona janë evakuuar, kanë lajmëruar autoritete në Kili.

Dridhjet janë dëgjuar edhe në Buenos Aires, në Argjentinë.

Bregdetit i Kilit është përmbytur nga valë të detit me lartësi deri në 3 metra, transmeton Evropa e Lirë.

Autoritetet kanë thënë se cunami i cili mund të prek Hawaiin dhe vendet e tjera, do të jetë i një intensiteti më të ulët.