Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 12:00

Tokio – Një tërmet me intensitet prej 6,8 ballë sipas Shkallës së Rihterit e goditi bregdetin  verilindor të Japonisë, kumtoi agjencia kombëtare meteorologjike, e cila ka dhëna paralajmërimin për rrezik nga cunami për prefekturat Fukushima dhe Mijagi.

Nuk ka të dhëna për viktima eventuale ose dëme të shkaktuara materiale.

Tërmeti është regjistruar në 14:36 minuta sipas kohës lokale me epiqendër në skaj të brigjeve të prefekturës Fukushima në thellësi prej 20 kilometrave.

Tërmeti është ndier në 22 prefektura të Japonisë, midis të cilave dhe në Tokio.