Lajme Shqip Thursday, 19 September 2013 12:44

Kassel- Një shqiptar dhe 6 gjermanë kanë dalë të marrtën para gjykatës në Kassel, pasi akuzohen për trafik droge nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Droga e llojit, kanabis sativa ishte sjellë e maskuar si transport i verës me një kamion përmes Greqisë, Austrisë dhe më pas në Gjermani.

Lënda narkotike duhej të magazinohej në Thüringen, por policia e ka sekuestruar, pak para mbërritjes së saj në destinacion. Në kamionin në fjalë, policia ka gjetur 15 paleta, ku ishin të vendosura 600 ambalazhime të verës të mbushura me drogë.

Njëri nga të akuzuarit, është një 48-vjeçar nga Offenbachu, i cili në verën e vitit 2012 ka porositur dërgesën e madhe nga Shqipëria. Ndërsa një 49-vjeçar me banim në Lohfelden të Gjermanisë, i lindur në Shqipëri ka bërë pazaret, transmeton koha.

Të martën ka nisur gjyqi ndaj trafikantëve të drogës dhe në seancat në vijim pritet vendimi për të akuzuarit.