Lajme Shqip Tuesday, 13 November 2012 08:35

SHKUP – Mediat maqedonase të dielën në mbrëmje paralajmëruan një sërë skandalesh në Kishën Ortodokse Maqedonase. Sipas portalit OhridSky, bëhet fjalë për një prift, i cili ka disa të dashura, që në ligjet e kishës është e ndaluar.

Por ajo që vlen të përmendet në këtë rast është një aferë homoseksuale mes një prifti maqedonas dhe një hoxhë shqiptar, detaje të tjera rreth kësaj afere nuk ka.

Sa i përket dashurisë me femra, një përfaqësues i lartë i Kishës Ortodokse Maqedonase, sipas të gjitha gjasave duhet të jetë në rangun e Peshkopit, supozohet se ka ruajtur marrëdhënie me të dashurën e tij të vjetër, e cila tani është e ve. (LajmeShqip.com)