Lajme Shqip Wednesday, 31 August 2011 20:37

Hagë – Nga shtatë gushti deri tani, 37 automobila kanë qenë shënjestër e një personi të panjohur, i cili qëllon mbi automobila në rrugët magjistrale në rajonin e Roterdamit, pjesa jugperëndimore të Holandës.

Gjuajtësi vepron nga automobili ose nga fundi i rrugës. Në incidentet nuk ka persona të panjohur.

Të gjitha automobilat janë qëlluar nga armë në pjesën e pasme, por nuk është gjetur asnjë plumb, që sjell deri në konkluzionin se ky person qëllon me pushkë ajrore.

Policia paralajmëroi se edhe gjuajtja me pushkë ajrore mbi një automobil në lëvizje mund të sjellë deri në një situatë të rrezikshme.

Policia ofroi 10.000 euro shpërblim për informacion rreth personit të panjohur.