Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 19:30

Sarajevë – Gjykata e Bosnjës sot i caktoi një muaj arrest vehabistit Mevlid Jashareviq, i cili të premten kreu sulm terrorist mbi ambasadën amerikane në Sarajevë.

Jashareviq, i cili pas seancës dëgjimore është transferuar në burgun qendror në Sarajevë, deklaroi se nuk e pranon Gjykatën e BeH dhe se në procedurën e mëtejme do të mbrohet me heshtje.

“Kjo gjykatë për mua nuk ekziston” theksoi Jashareviq.

Prokuroria e BeH mbeti me qëndrimet e veta për përcaktimin e arrestit, derisa mbrojtja vlerëson se arresti mund të ndërrohet me masa për ndalesë. Mbrojtja i akuzoi mediet se ka ngritur pluhur të madh, siç kumtuan, këto ngjarje atë “objektivisht nuk e meritojnë”.

Mevlid Jashareviq të premten gjuajti me “Kallashnikov” mbi ambasadën e SHBA-së në Sarajevë, me ç’rast u lëndua një polic, i cili ka punuar si sigurim i përfaqësisë diplomatike.