Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 15:36

Shkup – Komisioni për verifikimin e fakteve mbi bazën e dokumentit të parashtruar nga institucionet, ka njohuri se është e mundur që një ish-funksionar i pushtetit gjyqësor të ketë qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.

“Ne morëm të dhëna të veçanta nga Arkivi i Republikës së Maqedonisë dhe nga shërbimet për siguri se ka pasur dokumentacione të caktuara për persona të caktuar dhe ato duhet që ta verifikohen”, ka thënë Tome Axhiev nga Komisioni për verifikimin e fakteve.

Ai ka shtuar se Komisioni është thirrur që t’i verifikojë të dhënat dhe më pas të përgatitë dokument.

Disa media publikuan se deklarata e ish-gjykatësit në Gjykatën supreme nuk është përputhur me informacionet e Komisionit për lustrim.

Komisioni deri tani ka zbuluar dy funksionarë që në të kaluarën bashkëpunonin me shërbimet sekrete.

I pari është ish-gjykatësi kushtetues Trendafil Ivanovski, i cili ishte i shkarkuar.

I dyti është lideri i Lidhjes së forcave të majta të Titos dhe këshilltar në Qytetin e Shkupit, Sllobodan Ugrinovski, i cili dha dorëheqje, për siç arsyetoi, arsye personale.