Lajme Shqip Thursday, 21 July 2011 19:38

Londër – Një grup hakerësh me emrin “Anonim” pohojnë se kanë arritur të depërtojnë në masat e sigurise të NATO-s  dhe ka siguruar qasje deri te një numër i madh i materialeve të besueshme.

Grupi kumtoi se bëhet fjalë për një gigabajt të dhënash dhe se publikimi i pjesës më të madhe të dokumenteve  do të ishte “papërgjegjshmëri”, por porosia tjetër thekson se “në ditët e ardhshme mund të priten të dhëna interesante”.

Hakerët në internet faqen e tyre  të rrjetit social “Tuiter” publikuan  një dokument me titull “NATO të besueshme” dhe datë 27 gusht të vitit 2007, ndërsa Aleanca tani për tani nuk i komenton konstatimet e tyre.

Grupi “Anonimi” përbëhet nga hakerët të cilët e mbështesin “Uikilksin”, ndërsa deri tani është marrë përgjegjësia për sulmin ndaj ueb faqeve  të kompanive më të mëdha  dhe qeverive në të gjithë botën. Ato, gjithashtu, në dhjetor vitin e kaluar i  bllokuan faqet e kompanisë “Viza” dhe “Masterkard” për shkak se i ndërprenë pagesën e tatimeve për “Uikiliks” dhe themeluesin e saj Xhulian Asanxh.

Autoritet amerikane të martën kumtuan se janë arrestuar 14 persona në lidhje me sulmin e hakerëve të ueb faqes për pagesë përmes internetit “Pejpell”, për të cilin gjithashtu  përgjegjësinë e mori grupi “Anonim”.