Lajme Shqip Thursday, 03 May 2012 11:39

Angli – Një ekip i gjërë policor ka nisur hetimet mbi vdekjen misterioze të foshnjes, trupi i së cilës u gjet në një makinë transportuese plehrash në Scunthorpe.

Trupi i pajetë i foshnjes u gjet mes mbeturinave të cilat do të ricikloheshin. Punonjësi që e kishte vënë re që ishte një fëmijë është shokuar, pasi fillimisht ka kujtuar se mos bëhej fjalë për ndonjë kukull. Si kanë gjetur foshnjen e vdekur ata kanë njoftuar menjëherë policinë. Duke qënë se trupi i tij kishte kaluar njëherë nëpër makinën ricikluese, identifikimi i tij ishte i pamundur. Mendohet se nuk bëhet fjalë për një fetus, por për një fëmijë disa muajsh.

Telefonata e një adoleshenteje 15 vjeçare ka mbërritur në rajonin e policisë duke u prezantuar si nëna e foshnjes që media dhe mbarë opinioni ishte shokuar aq shumë. Për shkak të gjëndjes së rëndë psikologjike, emri i saj është mbajtur anonim dhe nën kujdesin e mjekëve.

Shumë prej banorëve të asaj zone janë shprehur se kjo ishte ngjarja më e rëndë që mund të ishte dëgjuar ndonjëherë. (LajmeShqip.com)