Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 09:20

Moskë – Aeroplani rus An-12 i cili fluturoi nga qyteti lindor Magadan, u dogj dhe ekuipazhi kërkoi që urgjentisht të aterojë, por fluturakja disa minuta më vonë u humb nga radarët, lajmërojnë mediat ruse.

Aeroplani transportues kryente fluturim deri te aeroporti rajonal Keperveem në ishullin Çukotski.

Së shpejti pas fluturimit pilotët lajmëruan rrjedhje të karburantit dhe zjarr në motorin e djathtë. Më vonë fluturakja u zhduk nga ekranët e radarëve. Ekuipazhi ka qënë i përbërë prej gjashtë anëtarëve dhe dy kanë qenë udhëtarë. Në aeroplan ka pasur 18 tonë mallra. Në kërkim të aeroplanit është dërguar një helikopter dhe një aeroplan An-26.