Lajme Shqip Thursday, 26 April 2012 10:04

Julia Timoshenko është keqtrajtuar. Komisionerja e Ukrainës për të Drejtat e Njeriut thotë se ka parë me sytë e saj hematomat në trupin e ish-kryeministres.

Të martën, avokati i saj tha se rojet e burgut e kishin rrahur, ndërsa po e dërgonin në spital javën e kaluar. Prej kësaj dite, Timoshenko ka hyrë në grevë urie.

Kryetarja e opozitës u dënua me 7 vjet burg vitin e kaluar nën akuzat për shpërdorim të detyrës në një marrëveshje të gazit me Rusinë më 2009.

Ajo thotë se akuzat janë pjesë e një fushate të Kryeministrit Viktor Yanukovych për ta eleminuar plotësisht nga skena politike rivalen më të fortë politike.