Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 15:03

Podgoricë – Në Mal të Zi prej sot e deri më 15 prill mbahet regjistrimi i 13-të me radhë i popullatës, amvisërive dhe banesave.

Regjistrimi i parë është mbajtur në vitin 1879, ndërsa i fundit në vitin 2003.

Zyra e statistikës – Monstat konfirmoi se gjithçka është e përgatitur dhe se janë bërë të gjitha kushtet për fillimin e këtij projekti.

Eurostat (Zyra evropiane për statistikë) do ta përcjellë mbajtjen e regjistrimit që jep kredibilitet shtesë në atë punë dhe i pakëson dyshimet se ndoshta mund të ketë disa abuzime.

Peter Everaers, drejtor i Eurostatit për bashkëpunim të jashtëm, komunikim dhe indikatorë kyç, tha se regjistrimi është me rëndësi të veçantë për vendin, për shkak se për herë të parë realizohet pas pavarësisë dhe do të mund në mënyrë relative ta përfaqësojë demografinë e vendit.

Gjatë regjistrimit do të punojnë 4.570 pjesëmarrës, ndërsa janë formuar edhe komisione regjistruese në të gjitha komunat.