Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 10:23

Nikozi – Partia opozitare e djathtë Lidhja Demokratike fitoi në zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën në Qipro, tregojnë rezultatet zyrtare përfundimtare.

Lidhja Demokratike fitoi 34,27 për qind të votave, përderisa Partia Progresive Komuniste e Popullit Punues (AKEL), e cila e mbështetë presidentin Dimitris Hsristofias, është në vend të dytë me 32,67 vota të fituara.

Partia Demokratike Centriste e djathtë (DIKO), e cila është edhe partner i AKEL-it në koalicion e deritanishëm qeveritar fitoi 15,77 për qind të votave.

Koalicioni qeveritar, megjithatë do ta përmbajë shumicën prej 56 vendeve të deputetëve në Parlament.

Në zgjedhje morën pjesë 21, 32 për qind prej të regjistruarve 531.000 votues edhe krahas asaj çka votimi në Qipro është i obligueshëm.

Edhe nëse Qipro ka sistem presidencial, triumfi i opozitës në Parlament, sipas analistëve, do të mund Hristofias ta vendos në presionin shtesë që të marrë qëndrim më të fuqishëm ose t’i tërheqë lëshimet e ofruara në negociatat me turqit qipriot. Kombet e Bashkuara shpresojnë se marrëveshja për zgjedhje të çështjes qipriote, do të arrihet deri në mes të vitit 2012 dhe konsiderojnë s’e të dyja palët duhet t’i përshpejtojnë negociatat.