Lajme Shqip Monday, 03 June 2013 14:53

Beograd – Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka thënë se Serbia është e vendosur që ta zgjidhë problemin e Kosovës deri në fund si dhe të mbrojë të drejtat e popullit serb atje, transmetojnë mediat serbe.

Në një deklaratë të tij bërë në Beogra, Nikoliq ka përsëritur se Serbia “nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës”, por se për të gjitha çështjet e hapura është e gatshme që të merret vesh me “institucionet e përkohshme” në Prishtinë.