Lajme Shqip Tuesday, 02 July 2013 10:00

Zagreb – Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar se ekzistojnë kushte të rënda të Bundestagut gjerman për Serbinë që ajo të hyjë bë Bashkimin Evropian. Këto kushtet është shumë vështirë të përmbushen marrë pra sysh se Serbia nuk e ka njohur dhe nuk mund ta njohë Kosovën.

Nikoliq në intervistën për Radio televizionin e Kroacisë ka thënë se kushtet gjermane janë të motivuar nga fakti se Berlini e ka njohur Kosovën dhe dëshiron që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve që i ka njohur të zhvillohen mirë.

“Megjithëkëtë Serbia nuk e ka, njohur nuk mundet dhe ekzistojnë kushte që nuk mund të përmbushen po qe se vërtet nuk ndodh diçka që do të mundësojë që Serbia dhe i ashtuquajturi shtet i Kosovës një ditë të bëhet shtet. Në kushte të tashme dhe në raporte të tashme të forcave kjo është e pamundshme”, ka thënë Nikoliq.