Lajme Shqip Monday, 30 April 2012 07:05

Beograd – Lideri i partisë progresiste serbe Tomislav Nikoliç, i cili kandidon për president në zgjedhjet e 6 majit, tha se ai do hynte në bisedime me presidenten e Kosovës nëse zgjidhej president i Serbisë.

Nikoliç përsëriti se ai kërkonte vazhdimin e integrimit europian të Serbisë. Nikoliç tha për televizionin publik serb, se e kishte thënë më parë dhe e thotë prapë se me autoritet e Kosovës duhet biseduar, përfshirë edhe për statusin.

Ai theksoi se është një fakt i dukshëm që Beogradi nuk mund të ketë ndonjë autoritet mbi Prishtinën, njësoj si Prishtina nuk mund të ketë mbi Mitrovicën veriore, duke shtuar se për të gjitha këto çështje duhet folur.

Nikoliç tha se nëse ndarja e Kosovës arrin të bëhet ndonjëherë opsion, atëherë serbët do duhet të vendosin me referendum për këtë. Nikoliç tha se ai do ishte gati të drejtonte një proçes negociatash me Kosovën (nëse zgjidhet president), por nëse qeveria do mendojë se negociatat duhet të drejtohen nga kryeministri apo ndonjë ministër, ai do të pranojë që thjesht të monitorojë negociatat. (Sh.C)